Sport

Ansu Fati mund të mungojë më gjatë shkaku i lëndimit

Ansu Fati mund të mungojë më gjatë se dy muaj shkaku i lëndimit të pësuar.

Sulmuesi i Barcelonës u lëndua në ndeshjen e Kupës së Spanjës ndaj Athletic Club.

Ai lëndoi muskulin e këmbës së majtë. Stafi mjekësor i klubit spanjoll ka bërë të ditur se Fati mund t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjike.

Në rast se spanjolli do të duhet të operohet, mungesa e tij pritet të jetë më e gjatë.

19-vjeçari mund ta humbasë sezonin.