Sport

Genoa zyrtarizon largimin e Behramit

 

Mesfushori Valon Behrami më nuk është futbollist i skuadrës së Genoas që bën gara në Serie A. Ekipi italian të premten e ka konfirmuar largimin e Behramit.

Në njoftimin e shkurtër të klubit thuhet se Behrami e ka shkëputur kontratën me Genoan që i skadonte në fund të këtij edicionit.