Sport

Behrami ka shkëputur kontratën me Genoan

Valon Behrami nuk është më pjesë e Genoas. Sipas “Calciomercato”, mesfushori tashmë ka shkëputur kontratën me ekipin nga Serie A, që i skadonte në fund të këtij sezoni.

Por 36-vjeçari nuk e ka ndërmend t’i japë fund karrierës. Behrami karrierën pritet ta vazhdojë në Itali, por në Serie B me ekipin e Brescias që po insiston në transferimin e tij.

Behrami këtë sezon ka luajtur vetëm 305 minuta në Serie A.