Sport

Atalanta kërkon 40 milionë euro për Zapatan

Duvan Zapata mund të largohet nga Atalanta. Për sulmuesin kolumbian interesim të vazhdueshëm ka shprehur Newcastel.

Oferta e klubit anglez për lojtarin ka bërë që Zapata ta mendojë largimin nga Bergamo. Newcastel i ka ofruar Zapatas pagë prej 6.5 milionë eurosh në sezon dhe kontratë pesëvjeçare. Por skuadra e Atalantas për ta liruar lojtarin po kërkon 40 milionë euro.

Newcastel do të nis bisedimet me ekipin italian për ta transferuar sulmuesin gjatë afatit kalimtar të janarit. Atalanta sipas mediave italiane ka identifikuar zëvendësuesin e Zapatas.

Skuadra nga Bergamo do të synoj transferimin e Andrea Belottit nga Torino.