Sport

Bayern Munichu hyn në garë për Zakarian

Bayern Munichu është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për Denis Zakarian.

“Bavarezët” do të tentojnë të përfitojnë nga situata e krijuar e mesfushorit me klubin e Borussia Monchegladbachut.

25-vjeçari ka qenë i lidhur me një largim nga Gladbachu që kur hyr në vitin e fundit të kontratës së tij.

Kampioni i Bundesligas thuhet se ka kontaktuar lojtarin dhe po i prinë garës për transferimin e reprezentuesit zviceran.

Zakaria nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës dhe do të largohet në qershor si futbollist i lirë.

Por drejtuesit e klubit të Bayernit po synojnë transferimin e lojtarit në afatin kalimtar të janarit.

Për shërbimet e mesfushorit interesim kanë shprehur edhe Juventusi, Manchester Unitedi dhe Arsenali.