Sport

Kampionia eliminohet nga Kupa e Afrikës

Kampionia në fuqi e Kupës së Afrikës, Algjeria është eliminuar nga ky turne në fazën e grupeve. Në ndeshjen e fundit të Grupit E, Algjeria ka pësuar humbje nga Bregu i Fildishtë me rezultatin 3:1. Për Algjerinë, kjo ishte humbja e dytë në tri ndeshjet e fazës së grupeve, ku regjistroi edhe një barazim.

Këtë fazë, Algjeria e mbylli e fundit në grup me vetëm një pikë, gjashtë më pak se Bregu i Fildishtë që avacoi tutje si lider. Franck Kessie (22’), Ibrahim Sangare (39”) dhe Nicolas Pepe (54’) shënuan golat për Bregun e Fildishtë. Ndërkohë, golin e nderit për Algjerinë e shënoi Sofiane Bendebka (73’).

Në fakt, Algjeria e pati edhe një penallti në minutën e 60-të por kapiteni Riyad Mahrez dështoi nga pika e bardhë. Ndërkohë, ndeshja tjetër e këtij grupi mes Sierra Leones dhe Guinesë Ekuatoriale ka përfunduar me fitoren e kësaj të fundit 1:0.

Me këtë triumf, Guinea Ekuatoriale përfundon e dyta në grup me gjashtë pikë derisa Sierra Leone zë vendin e tretë me dy pikë të mbledhura.