Sport

Medvedevi e eliminon Kyrgiosin

Daniil Medvedev e ka eliminuar tenistin Nick Kyrgios në një arenë të zhurmshme nga tifozët dhe avancoi në raundin e tretë të turneut “Australian Open”.

Bartësi i dytë i garës, Medvedev, i cili e fitoi garës “U.S Open” vitin e shkuar dhe ishte nënkampion në Australi, është tenisti më i mirë i mbetur në garë nga renditja e përgjithshme. Nëntë herë kampioni Novak Gjokoviq e mbante këtë epitet, por ai u dëbua pasi pati probleme me kërkesat e vaksinimit për Covid-19.

Medvedev fitoi 3:1 në sete përballë Kyrgiosit të vendit 115. Triumfoi 7:6, 6:4, 4:6 dhe 6:2.