Një kampion boksi në Iran është dënuar me vdekje për protesta, si pjesë e një serie të ekzekutimeve në shtetin aziatik, raporton “The Sun”.
Mohammad Javad 26-vjeçar, pritet të ekzekutohet për protestimin e tij në nëntor të vitit 2019 kundër korrupsionit në Iran.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDënimi i tij i pason ekzekutimit të kampionit të mundjes, Navid Afkarit (27), që u var në Shiraz në shtator të vitit 2020.
Afkari u akuzua se vrau një forcë të sigurimit shtetëror gjatë protestave anti-qeveritare në verën e vitit 2018.
Sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve për të Drejtat e Njeriut (HRANA), Navid dhe vëllai i tij Vahid Afkari ishin torturuar për të pranuar fajin.
Lajmin për dënimin e boksierit Javad e ka dhënë gazetarja dhe aktivistja Masih Alinejad. Ajo ka shkruar në Twitter.
“Dënim me vdekje për një sportist tjetër në Iran për krimin e protestimit në nëntor të vitit 2019. Mohammad Javad 26-vjeçar është kampion boksi. E kanë dënuar me vdekje për ‘shpërndarje të korrupsionit në Tokë’”, ka shkruar Alinejad.