Sport

Fitore dramatike e Tottenhamit

Tottenhami ka shënuar fitore dramatike kundër Leicester Cityt si mysafir me rezultatin 3:2, në kuadër të ndeshjes së mbetur të xhiros së 17-të të Premier Leagues.

Heroi i Totttenhamit ishte Steven Bergwijn i cili shënoi dy gola në kohën shtesë për t’ia siguruar tri pikë ekipit nga Londra.

Leicesteri kaloi në epërsi në minutën e 24-të me golin e Patson Dakas.

Rezultatin në 1:1 e barazoi Harry Kane në minutën e 38-të me një gol të bukur nga afërsia.

Epërsinë e dytë Leicesterit ia siguroi James Maddison, i cili shënoi në minutën e 76-të.

Në minutat 95 dhe 97, Steven Bergwijn realizoi dy herë për fitoren e Tottenhamit.

Holandezi 24-vjeçar hyri në lojë në minutën e 79-të.

Me 36 pikë, Tottenhami renditet në pozitën e pestë në tabelë. Derisa Leicesteri ka 25 pikë dhe është në vendin dhjetë.