Mohamed Fares ka lënduar ligamentin kryqëzor të gjurit të djathtë vetëm katër ditë pasi u prezantua te skuadra e Torinos.
25-vjeçari ishte huazuar nga Genoa te Torino, por ekipi torinez nuk do ta sheh në aksion këtë edicion.
Me lëndimin e pësuar të martën në stërvitje, 25-vjeçari i ka dhënë fund para kohe sezonit 2021/22.
“Ne shpresojmë ta shohim në fushë Mohamed Faresin sa më shpejtë që të jetë e mundur”, ka shkruar ndër të tjera skuadra e Torinos.
Fares në pjesën e parë të këtij edicioni ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në nëntë paraqitje kampionale për Genoan. Fares kishte pësuar një lëndim të ngjashëm edhe në gusht të vitit 2019 kur ishte pjesë e SPAL-it dhe nuk u pat kthyer në fushë deri në muajin shkurt të vitit 2020.