Sport

Franca dërgon Serbinë në shtëpi, Kroacia në raundin kryesor

Franca ka mposhtur Serbinë në ndeshjen e fundit të grupit B të Evropianit të hendbollit që po mbahet në Hungari dhe Sllovaki.

Ndeshja e luajtur të hënën mbrëma në Szeged përfundoi me shifrat 29:25 në të mirë të Francës. Francezët kanë dominuar ndeshjen dhe ishin kryesisht në epërsi prej dhjetë golave. Por në fund Serbia është afruar në katër gola.

Franca e fiton grupin me 6 pikë dhe avancon në raundin kryesor.

Prej pozitës së dytë në raundin kryesor avancon Kroacia, që i ka katër pikë. Ndërkohë Serbia dhe Ukraina eliminohen. Serbia mblodhi dy pikë, ndërsa Ukraina mbeti pa pikë. Më herët të hënën, Kroacia fitoi ndaj Ukrainës me rezultat bindës, 38:25.