Sport

Ismet Lushaku transferohet te Varbergsi

Mesfushori Ismet Lushaku që veshë edhe fanellën e Kosovës U21, e ka bërë një hap para në karrierën e tij.

Lushaku është transferuar te Varbergs Bois që garon në Superligën e Suedisë. Me klubin suedez ka firmosur kontratë katër-vjeçare.

“Jam shumë i lumtur që mund t’i bashkohem Varberg’s Boisit. Shpresoj që të jetë një udhëtim emocionues dhe argëtues për mua. Varbergsi është një klub shumë i njohur ku të gjithë punojnë së bashku për të arritur qëllimin. Mezi pres që të takohem me shokët e skuadrës dhe të njoh nga brenda ekipin”, ka thënë Lushaku për faqen zyrtare të klubit.

21-vjeçari ka qenë pjesë e Eskilstunës, klub ku është rritur dhe zhvilluar si lojtarë. Eskilstuan garon në kategorinë e dytë të futbollit suedez. Te Varbergsi luan edhe futbollisti tjetër shqiptar, Albert Ejupi.

Ndërkaq më herët pjesë e skuadrës suedeze ka qenë Astrit Selmani. Kampionati në Suedi do të nis në fillim të muajit prill. Me Kosovën A, Lushaku ka një paraqitje në miqësoren ndaj Suedisë, kurse dhjetë ndeshje i ka luajtur me Kosovën U21.