Juventusi e ka gjetur zëvendësuesin e Paolo Dybalas, nëse argjentinasi vendos të largohet në fund të sezonit.
Bëhet fjalë për Nicolo Zaniolon e Romës. “Zonja e Vjetër” po mendon të sjellë në Torino gjatë verës.
Raportohet se Dybala do të largohet nga Juve në fund të sezonit si lojtar i lirë.
Ai nuk ka pranuar që të vazhdojë kontratën, pasi drejtuesit e klubit italian e kanë ndryshuar ofertën.
Fillimisht i ishin ofruar 10 milionë euro në vit, kurse tani oferta është 7.3 milionë euro në sezon.
Edhe 28-vjeçari Zaniolo është në bisedime me Romën për kontratën e re dhe negociatat do të rifillojnë në muajin shkurt. Kontrata aktuale i skadon në vitin 2024.
Por, interesimi i Juventusit mund të prish planin e Romës për t’ia zgjatur kontratën Zaniolos.