Sport

Chelsea synon transferimin e Kurzawas

Chelsea po synon transferimin e mbrojtësit të krahut, Layvin Kurzawa. Pas lëndimit të Ben Chilwellit, trajneri Thomas Tuchel është në kërkim të një mbrojtësi.

Skuadra angleze do të tentojë huazimin e Kurzawas me opsionin e blerjes.

29-vjeçari ka humbur vendin në formacionin titullar te PSG-ja dhe ka luajtur vetëm nëntë minuta këtë edicion.

Mbrojtësi i krahut të majtë, thuhet se ka kërkuar largimin nga skuadra franceze.

Francezi është pjesë e klubit që nga viti 2015 kur u transferua nga Monaco.