Sport

Atletico siguron mbrojtësin Wass

Descriptive Text

Atletico Madridi ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të krahut të djathtë, danezit Daniel Wass.

Mediumet spanjolle kanë raportuar se Atletico tashmë ka arritur marrëveshje me Valencian për transferimin e Wassit.

32-vjeçari tek Atletico do të transferohet për një dëmshpërblim prej rreth pesë milionë eurosh, pasi ka kontratë me Valencian deri në fund të këtij sezoni.

Wass tek Atletico do ta zëvendësojë Kieran Trippierin, i cili javë më parë u transferua te Newcastle Unitedi.

Wass këtë sezon ka një gol dhe një asistim në 21 ndeshje te Valencia, ekip të cilit iu bashkua në verën e vitit 2018 nga Celta. Karrierë ka bërë edhe tek ekipet si Evian, Benfica, Brondby e Fredrikstad.