Sport

Nis “Australian Open”, debutuesi Korda eliminon bartësin e 12-të

Turneu i parë grand slam i vitit në tenis “Australian Open”, ka nisur të hënën. Pas shumë ditëve zhurmë e politikë nëse duhej t’i lejohej tenistit numër një në botë, Novak Gjokoviq, pjesëmarrja edhe pa vaksinë anti-COVID, më në fund, skena ishte për vetë sportistët.

Dhe në ditën e parë, debutuesi në këtë garë Sebastian Korda, bëri befasi të madhe, duke eliminuar me lehtësi bartësin e 12-të të turneut, Cameron Norrie me 3:0 në sete (6:3, 6:0, 6:4).

Amerikani në xhiron e dytë do të ndeshet me fituesin e meçit mes dy francezëve Corentin Moutet dhe Lucas Pouille.

Ndërkohë, serbit Gjokoviq nuk iu lejua qëndrimi në Australi dhe u depërtua të dielën nga ky vend. Po ashtu, për shkak të mashtrimeve me rastin e mbërritjes në Australi, i është ndaluar hyrja për tri vite.