Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hendboll, Hungaria fiton me gol në sekondat e fundit

Në Hungari e Sllovaki po vazhdon Kampionati Evropian i hendbollit. Të dielën është luajtur një ndeshje shumë dramatike, që është vendosur vetëm në sekondat e fundit.

Hungaria në Budapest, në një atmosferë të zjarrtë ka fituar ndaj Portugalisë me shifrat 31:30. Madje hungarezët golin e fitores e kanë shënuar vetëm pak sekonda para fundit të takimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për Hungarinë ishte fitorja e parë. Hungarezët në ndeshjen e parë të grupit B pësuan nga Holanda me 31:28. Portugalinë në ndeshjen e parë e kishte mposhtur Islanda me rezultatin 28:24.