Sport

Çështja “Gjokoviq” do të shqyrtohet para Gjykatës Federale të Australisë

Çështja e anulimit të vizave të tenistit Novak Gjokoviq, do të shqyrtohet nga një gjykatë e plotë në Gjykatën Federale të Australisë.

Një gjykatë e plotë i referohet rasteve kur tre ose më shumë gjyqtarë ulen së bashku në Gjykatën Federale për të dëgjuar një apel.

“Kjo çështje do të dëgjohet nga një Gjykatë e plotë e Gjykatës Federale të Australisë, e përbërë nga kryetarja James Allsop, gjyqtari Anthony Besanko dhe gjyqtari David O’Callaghan”, bëri të ditur gjykata të premten.

Seanca dëgjimore në distancë është planifikuar të zhvillohet në orën 9:30 të mëngjesit me orën e Melburnit të dielën.

Australia ia ka hequr vizën tenistit serb, Novak Gjokoviq, për të dytën herë radhazi të shtunën, për të drejtën e tij për të qëndruar në vend i pavaksinuar.

Numri një i tenisit për meshkuj në botë ishte planifikuar të luante në Australian Open, i cili fillon të hënën. Viza e Gjokoviqit u revokua për herë të parë menjëherë pas mbërritjes së tij në Melburn më 6 janar, pasi zyrtarët e Forcave Kufitare Australiane thanë se ai "dështoi të siguronte provat e duhura" për të marrë një përjashtim nga vaksina.