Paris Saint-Germaini do të luajë në kryeqytetin francez për herën e parë në këtë vit.
Ballafaqohet me skuadrën me Brestin të shtunën në orën 21:00 në kuadër të xhiros së 21 në elitën e futbollit francez.
Lionel Messi dhe Neymari do të mungojnë, por Kylian Mbappe do të jetë i gatshëm për shfaqjen në “Parkun e Princave”.
Mauricio Pochettino synon që ta vazhdojë diferencën e 11-të pikëve nga ndjekësi i parë, Nice.
PSG-ja e Pochettinos barazoi 1:1 me Lyonin në duelin e fundit, ndërsa Bresti u mposht në shtëpi 3:0 pikërisht nga vendi i dytë Nice, që ka 36 pikë, aq sa ka edhe Marseille.
Barazimi i fundjavës së shkuar për PSG-në ishte ndeshja e 11-të rresht pa disfatë në Ligue 1.
Skuadra parisiene në shtëpi sivjet ka qenë shumë e fortë. Ka fituar 25 pikë nga 27 të mundshmet.
PSG-së pritet t’i mungojnë edhe Gianluigi Donnarumma, Julian Draxler, Angel Di Maria, Layvin Kurzaëa dhe Danilo Pereira. I lënduar, veç Neymarit, është edhe Abdou Diallo, kurse Achraf Hakimi dhe Idrissa Gueye janë në Kupën e Afrikës.
-
15 janar 2022 00:30
-
Shpërndaje në: