Sport

Koeln – Bayern, ndeshja që dhuron shumë gola

Koelni do të jetë nikoqir i liderit të Bundesligës, Bayern Munichut.

Ky ballafaqim do të zhvillohet të shtunën në orën 15:30 dhe i takon xhiros së 19 të elitës së futbollit gjerman.

Koelni është ekipi i vetëm në Bundesligë që i ka fituar tri ndeshjet e fundit dhe do të takohet me Bayernin që u mposht në vikendin e kaluar nga Borussia Monchengladbach.

Bavarezët e kanë mposhtur këtë skuadër në tetë ndeshjet e fundit, kurse Koelni nuk ka fituar ndaj Bayernit që nga viti 2011.

Robert Lewandowski është golashënuesi më i mirë në Bundesligë aktualisht me 20 në total, kurse më i dalluari te Koelni në këtë statistikë është Anthony Modeste me 12 gola.

Gjashtë ndeshjet e fundit ndërmjet këtyre ekipeve kanë dhuruar 27 gola gjithsej. Koelni vetëm një njërën prej këtyre takimeve nuk ka realizuar gol.

Bayern Munichu prin në tabelë me 43 pikë. E ka sulmin më të mirë me 57 gola të shënuar dhe ka pranuar vetëm 18.

Koelni nga ana tjetër pozicionohet në vendin e gjashtë me 28 pikë, aq sa ka edhe Union Berlini i vendit të shtatë.