Sport

Marquinhos mbetet te PSG-ja

Qendërbrojtësi Marquinhos do të mbetet pjesë e Paris Saint-Germainin edhe për disa vite.

Braziliani tashmë është pajtuar me kontratën e re që i është ofruar nga klubi parisien. Me kontratën e re, Marquinhos do të jetë pjesë e Parisit deri në verën e vitit 2026 dhe gjithçka do të bëhet zyrtare brenda këtij muaji.

Kontrata aktuale, Marquinhosit që është kapiten i PSG-së, i skadon në vitin 2024.

Ai është pjesë e ekipit nga Ligue 1 prej vitit 2013 kur iu bashkua nga Roma. Në 21 ndeshje, ai ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asistim këtë sezon te PSG-ja.