Sport

Interi hyn në garë për Modriqin

Interi është ekipi i radhës që ka shprehur interesim për mesfushorin e Real Madridit, Luka Modriqin.

Sipas “El Nacional”, kampioni në fuqi i Italisë, është i gatshëm ta transferojë kroatin në Serie A.

Modriq nuk e ka vazhduar ende kontratën me Real Madridin dhe në verën e këtij viti do të jetë futbollist i lirë.

Kroati është në bisedime me madrilenët për vazhdimin e kontratës, por ende nuk ka gjetur marrëveshjen me krerët e klubit.

Për shërbimet e 36-vjeçarit interesim ka shprehur edhe Manchester City e Tottenhami.