Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zhegrova te Lille deri në vitin 2026, pritet të prezantohet sonte

Edon Zhegrova është futbollist i kampionit në fuqi të Francës, Lille.

Sulmuesi kosovar tashmë ka firmosur kontratë me ekipin nga Ligue 1 për katër vjet e gjysmë. Ai do të jetë pjesë e Lillet deri në verën e vitit 2026. Kontratën me Lillen, Zhegrova e ka firmosur të premten pasi ai tashmë është në Francë, ku edhe i ka kaluar me sukses të gjitha kontrollimet mjekësore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në të vërtetë, Zhegrova pritet të prezantohet sonte.

Lajmi për kalimin e Zhegrovës te Lille nga Baseli është konfirmuar nga burime të KOHËS, të afërta me 22-vjeçarin.

Për kartonin e Zhegrovës, Lille do t’i paguajë skuadrës së Baselit një dëmshpërblim prej shtatë milionë eurosh.

Këtë edicion, Zhegrova ka pasur 15 paraqitje me fanellën e Baselit, ku ka shënuar katër gola dhe ka bërë gjashtë asistime.