Sport

Federata spanjolle mbron vendimin që Superkupa të luhet në Arabinë Saudite

 

Duke u përballur me kritika nga grupet për të drejtat e njeriut, presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës mbrojti rikthimin e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite, ndërsa Real Madridi po përgatitet të luajë me Athletic Bilbaon në finalen e së dielës.

“Amnesty International” u kishte kërkuar katër ekipeve që udhëtuan në miniturneun e Superkupës që të mbanin shirita në krahë për të protestuar kundër shtypjes së të drejtave të grave në Arabi. Asnjë skuadër nuk e bëri këtë në gjysmëfinalet e kësaj jave, kur Reali mundi Barcelonën (3:2) në kohën shtesë dhe Athletic Bilbao tejkaloi Atletico Madridin (2:1).