Sport

Liverpooli me ofertë për Kroosin

Drejtuesit e Liverpoolit kanë përgatitur një ofertë për ta bindur skuadrën e Real Madridit në lirimin e mesfushorit Toni Kroos në fund të këtij sezoni.

Thuhet se Liverpooli do të ofrojë 30 milionë euro për transferimin e Kroosit, i cili po kërkohet me ngulm nga trajneri Juergen Klopp. Kroos 32-vjeçar ka kontratë me Realin deri në vitin e ardhshëm kurse më herët ka deklaruar se synimi i tij është që ta mbyllë karrierën në Madrid.

Megjithatë, te Liverpooli besojnë se mund ta bindin Kroosin që të transferohet në Angli. Po ashtu, ekipi anglez ka bërë gati një kontratë dyvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër për mesfushorin gjerman.

Kroos këtë sezon ka shënuar tre gola dhe ka bërë po aq asistime në 20 paraqitje për Real Madridin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2014 nga Bayerni.