Tenisti australian Nick Kyrgios ka rezultuar pozitiv me COVID-19, por ende shpreson që të garojë javën e ardhshme në turneun Grand Slam “Australian Open”.
Kyrgios ishte paraparë të luante ndeshjen e parë të stinorit në Sydney Classic sot, por u tërhoq vetëm pak orë para përballjes me italianin Fabio Fognini.
“Vetëm dua të jem i hapur dhe transparent me të gjithë. Arsyeja që jam tërhequr nga Sydney është se kam rezultuar pozitiv me COVID. Jam mirë dhe pa simptome. Nëse çdo gjë shkon mirë, atëherë do të ju shoh ju në ‘Australian Open’”, ka shkruar Kyrgios në Instagram.