Trent Alexander -Arnold është lojtari i radhës i infektuar me koronavirus. Mediat angleze kanë bërë të ditur se mbrojtësi i krahut të djathtë ka rezultuar pozitiv në testimin e fundit.
Arnold është izoluar dhe nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë ekipin e drejtuar nga trajneri, Juergen Klopp.
Liverpooli ka hasur në vështirësi këtë sezon pasi futbollistë të shumtë janë infektuar me koronavirus.