Tenisti numër një në botë Novak Gjokoviq duhet të depërtohet nga Australia nëse nuk e ka thënë të vërtetën se është i përjashtuar nga rregulla e vaksinimit, ka thënë zëvendëskryeministri i Australisë.
Barnaby Joyce i ka thënë BBC-së se personat e pasur “nuk mund të bredhin nëpër botë duke menduar se janë mbi ligjet”.
Gjokoviqi, që udhëtoi për të luajtur në Grand Slamin “Australian Open”, është në qendër të paraburgimit për migrantë, pasi iu mohua hyrja. Atij i është anuluar viza në Australi.
Një gjykatë do të vendosë të hënën nëse Gjokoviq do të depërtohet.
Serbi 34-vjeçar, që ka kundërshtuar haptazi vaksinimin kundër COVID-19, kishte marrë leje mjekësore për të luajtur në Melbourne, vendim me të cilin janë zemëruar shumë australianë.
Mirëpo, autoritetet australiane ia kanë anuluar vizën, pasi gjatë aplikimit ekipi i Gjokoviqit nuk kishte cituar këtë përjashtim nga vaksinimi.