1 perditesime
Sport

Reali e nis me humbje vitin 2022

Reali e nis me humbje vitin 2022
Foto: AP
15:54

Reali e nis me humbje vitin 2022

Real Madridi e ka nisur në mënyrën më të keqe vitin e ri 2022. Los Blancos u mposhtën në udhëtim nga Getafe me rezultat 1:0, në kuadër të javës së 20-të në La Liga.

Ishte goli i Enes Unal në minutën e 9-të që vulosi gjithçka këtë ndeshje.

Pavarësisht përpjekjeve për barazim të rezultatit, skuadra e Ancelottit nuk arriti ta tundte rrjetin dhe regjistroi humbjen e dytë në ligë këtë sezon.

Reali mbetet në vendin e parë me 46 pikë, tetë më shumë se Sevilla e vendit të dytë, por që ka dy ndeshje më pak. Getafe është në pozitën e 16-të me 18 pikë.

15:19

Reali në disavantazh ndaj Getafes

Real Madridi është duke pësuar 1:0 ndaj Getafes në ndeshjen e xhiros së 19-të të La Ligas spanjolle.

Enes Unal në minutën e 9-të ka shënuar golin e epërsisë për Getafen. Po zhvillohet minuta e 60-të e ndeshjes.

Reali kryeson renditjen në La Liga me 46 pikë pas 19 ndeshjeve.

https://streamff.com/v/ee19ff