Sulmuesi i Manchester Cityt, Ferran Torres, ka mbërritur në Barcelonë për t’iu nënshtruar testeve mjekësore përpara zyrtarizimit të tij në “Camp Nou”.
21-vjeçari është pajtuar me kushtet që i ka ofruar klubi blaugrana dhe do të transferohet nga Anglia në Spanjë për marrëveshjen e 55 milionë eurove.
Ish-sulmuesi i Valencias ka qenë në radarin e skuadrës që udhëhiqet nga Xavi Hernandez tash e një kohë të gjatë.
Sipas mediave, prezantimi do të bëhet të martën.
Torres në shtatë ndeshje në të gjitha garat me Manchester Cityn në edicionin aktual, ka shënuar tri gola e një asistim.