Sport

Juventusi pas sulmuesit të Manchester Unitedit

Juventusi është në kërkim të një sulmuesi. Mediat italiane kanë raportuar se drejtuesit e skuadrës italiane kanë shprehur interesim për sulmuesin e Manchester Unitedit, Anthony Martial.

26-vjeçari do të largohet nga “Djajtë e kuq” pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ralf Rangnick, që nuk llogarit në shërbimet e francezit.

Juventusi është i gatshëm ta dërgojë një ofertë rreth 30 milionë euro.

Martial ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2024.