Sport

Barcelona kërkon ta shes Coutinhon

Barcelona po kërkon ta shes Philippe Coutinhon. Sipas “The Mirror”, drejtuesit e klubit spanjoll ia kanë ofruar shërbimet e brazilianit Tottenhamit dhe Newcastlet.

29-vjeçari do të largohet nga “Camp Nou” pasi për kohë të gjatë nuk ka arritur të bind drejtuesit e klubit.

Coutinho ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2023.

Braziliani u transferua nga Liverpooli në vitin 2017 për 135 milionë euro.