Sport

Jake Paul e mposht Woodleyn me nokaut të frikshëm

Jake Paul ka vazhduar rekordin perfekt 5:0 në boksin profesionist. Ai mposhti për herë të dytë ish-kampionin e UFC-së, Ryron Woodley.

Në meçin e mbrëmshëm, Paul fitoi me nokaut të frikshëm në rundin e gjashtë.

Jake Paul duket se është përmirësuar nga pesë luftimet e tij profesionale, dhe tani ish-personaliteti i Disney Channel e ka përmbushur pretendimin se ai është me të vërtetë një “boksier i ndryshëm”.

“Gjithçka, nga A deri në Z. Stërvitja ime, sa fort kam punuar, forca dhe kondicionimi im, dieta ime, gjumi, rikuperimi. Gjithçka. Unë u përpoqa të përmirësohesha dhe me të vërtetë u shpagua”, deklaroi Paul për USA TODAY Sports.

Siç dihet, Paul fillimisht pati të luftonte me Tommy Furyn, por për shkak të një infeksioni bakterial të gjoksit dhe brinjës së thyer, ylli i Love Island u detyrua të tërhiqej.

Ndërsa lëvizja e tij e radhës në boks është ende e panjohur, Paul ka dalë publikisht dhe ka thënë se është i interesuar të hyjë në botën e MMA.