Pauolo Dybala po vazhdon bisedimet me Juventusin për vazhdimin e kontratës. Mediat italiane kanë raportuar se sulmuesi argjentinas ka shprehur gatishmërinë të mbetet në Torino.
Juventusi i ka ofruar rritje të dukshme të pagës sulmuesit në kontratën e re trevjeçare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe kontratën e re, Dybala do të mbetet te Juventusi deri në verën e vitit 2025.
28-vjeçari në 17 ndeshje ka realizuar tetë gola dhe ka bërë katër asistime. Dybala është pjesë e Juventusit që nga viti 2015 kur u transferua nga Palermo.