Sport

Lille fiton ndaj Wolfsburgut dhe kualifikohet tutje

Kampioni në fuqi i Francës, Lille e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Championsit në xhiron e fundit të fazës së grupeve.

Lille ka triumfuar 3:1 në udhëtim ndaj Wolfsburgut, fitore kjo që i ka siguruar vendin e parë në Grupin G me 11 pikë të grumbulluara. Burak Yilmaz (11’), Jonathan David (72’) Angel Gome

s (78’) kanë shënuar për fitoren e Lillet kurse golin e nderit për gjermanët e realizoi Renato Steffen (89’). Prej këtij grupi ka avancuar në fazën e nokautit edhe skuadra e Salzburgut që në shtëpi triumfoi 1:0 ndaj Sevillas, falë golit të Noah Okaforit. Sevilla përfundoi e treta në grup dhe do të luajë në Ligën e Evropës.