Sport

Conte ka konfirmuar shpërthimin e koronavirusit te Tottenhami

Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte ka konfirmuar shpërthimin e koronavirusit në ekipin e tij.

Conte të mërkurën ka thënë se virusi i ka shkaktuar probleme të mëdha të Tottenhamit, pasi ka prekur shumë persona.

Pesë anëtarë të stafit të klubit tashmë janë vetëizoluar, ndërsa edhe tetë lojtarë tjerë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus pas testimeve.

“Tetë lojtarë dhe pesë anëtarë të stafit janë të infektuar, por problemi është se çdo ditë në po kemi njerëz që po kanë kontakte me persona tjetër. Ky është në problem shumë serioz. Të gjithë janë paksa të frikësuar, pasi kemi edhe familje”, është shprehur Conte.

Të gjithë lojtarët e Tottenhamit që janë pozitiv me koronavirus, janë të obliguar që për dhjetë ditë të futen në karantinë dhe nuk do të jenë në gjendje të luajnë si në kuadër të Ligës së Konferencës ashtu edhe Premier League.

Përderisa Tottenhami pritet të përballet me Rennesit të enjten përkundër vështirësive, Conte ka thënë se gjasat janë të mëdha që drejtuesit e klubit të kërkojnë nga Premier League shtyrjen e ndeshjes kundër Brightonit, e paraparë të luhet të dielën.