Sport

Ajaxi nis negociatat për Bergwijnin

Descriptive Text

Skuadra e Ajaxit ka nisur negociatat me Tottenhamin për sulmuesin e krahut, Steven Bergwijn kanë raportuar të mërkurën mediumet britanike.

Ajaxi po synon ta transferojë Bergwijnin në afatin kalimtar të janarit dhe për kartonin e tij, ka ofruar rreth 25 milionë euro.

Bergwijn po shihet si zëvendësim i duhur për brazilianin David Neres që do të largohet nga Ajaxi. Bergwijn në janar të vitit të shkuar iu bashkua Tottenhamit nga PSV Eindhoveni, por këtë sezon ka pasur minutazhë të vogël.

Ka regjistruar 11 paraqitje dhe një asistim në të gjitha garat. 24-vjeçari ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2025.