Sport

Wijnaldum do të kthehet në Premier League

Mesfushori holandez, Georginio Wijnaldum do të largohet nga Paris Saint-Germaini në afatin kalimtar të janarit për t’u kthyer në Premier League.

Sipas mediumeve angleze, Wijnaldum pritet të transferohet te Newcastle, ekip që ka shprehur interesim për shërbimet e tij.

Wijnaldum po ashtu, ka kërkuar largimin nga PSG-ja, për shkak të minutazhës së vogël këtë edicion dhe dëshiron të kthehet në Angli.

Ai te ekipi francez u transferua para fillimit të këtij edicioni si lojtar i lirë dhe deri më tani ka 20 ndeshje në të gjitha garat, në të cilat kryesisht është aktivizuar nga banka e rezervistëve.

31-vjeçari që ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2024, ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asistim.