Sport

Mancini mohon që ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Manchester Unitedit

Trajneri italian Roberto Mancini ka mohuar të ketë arritur marrëveshje me drejtuesit e Manchester Unitedit.

Trajneri i Italisë, që drejtoi në të kaluarën skuadrën angleze Manchester Cityn, ka thënë se mbetet plotësisht i përkushtuar në rolin e tij në përfaqësuese.

“Nuk ka marrëveshje, është spekulim, pasi qëllimi im i vetëm është të shkoj në Kupën e Botës dhe ta drejtoj Italinë drejt triumfit”, ka thënë Mancini për “Gazzetta dello Sport”.

Italia do të përballet në plejofin për Botëror kundër Maqedonisë së Veriut. Fituesi i kësaj përballje do të takohet në finale të plejofit me fituesin e ndeshjes Portugali – Turqi.

Nën drejtimin e Mancinit, Italia e fitoi Evropianin që u mbajt verën e këtij viti.