Sport

Shpërthen koronavirusi te Tottenhami

 

Përgatitjet e skuadrës së Tottenhamit për orarin para ndeshjeve të Krishtlindjeve janë penguar nga shpërthimi i koronavirusit në klub, kanë njoftuar mediumet angleze të martën. Mësohet se një numër i futbollistëve dhe stafit të ekipit, kanë rezultuar pozitivë në testimin për koronavirus. Kështu që, klubi pritet t’i bëjë edhe disa teste PCR gjatë 24 orëve të ardhshme për ta kuptuar gjendjen e të gjithëve.

Tottenhami, të enjten e pret në shtëpi skuadrën e Rennesit në ndeshjen vendimtare të Ligës së Evropës, përpara se të luajë në udhëtim te Brightoni të dielën në Premier League.