Sport

Majlindës i ndahet urdhri “Shote Galica”

 

Ikonës së sportit të Kosovës, Majlinda Kelmendit, i është ndarë urdhri "Shote Galica" nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një ceremoni të mbajtur sonte. 

“Ajo me të drejtë cilësohet si legjendë e sportit të xhudos. Me të drejtë konsiderohet heroinë e Kosovës. Me tri dekada të jetës së saj, Majlinda u bë fytyra e Kosovës së sotme, që e bëri shtetin tonë të tillë çfare e duam. Flamuri kaltër e verdhë valojë majave karshi flamujve të shteteve më të mëdha anekënd globit fal Majlindës”, ka thënë Osmani.