Milani po vazhdon të ketë probleme me lëndime. Skuadra italiane do të ketë mungesa të rëndësishme në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit.
“Rossonerët” do të kërkojnë fitoren të martën në “San Siro” ndaj Liverpoolit për të shpresuar në kualifikim në raundin tjetër.
Trajneri Stefano Pioli nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Rafael Leaos, Theo Hernandezit, Simon Kjaerit, Davide Calabrias, Ante Rebiqit dhe Olivier Giroudit.
Milani është pjesë e grupit B. Pas pesë ndeshjeve renditet në pozitën e tretë me katër pikë një më pak se Porto që është në vendin e dytë.