1 perditesime
22:40

Juventusi fiton ndaj Genoas dhe i afrohet kreut

Juventusi ka shënuar fitoren e dytë rresht në Serie A. “Zonja e Vjetër” të dielën në shtëpi ka mposhtur Genoan me rezultatin 2:0.

Në pjesën e parë shënoi Juan Cuardado. Kolumbiani realizoi në minutën e nëntë të takimit. Cuadrado shënoi me goditje direkt nga këndi për një gol fantastik.

Në pjesën e dytë Juventusi shënoi edhe një herë. Ishte Paulo Dybala që në minutën e 82-t vulosi fitoren prej 2:0.

Te Genoa për 57 minuta luajti mesfushori Valon Behrami.

Pas kësaj fitoreje Juventusi ka 27 pikë dhe renditet në pozitën e gjashtë, derisa Genoa mbanë vendin e 18-të me 10 pikë.

21:40

Cuadrado shënon me goditje nga këndi

Juventusi po udhëheq 1:0 pas pjesës së parë të ndeshjes ndaj Genoas. Është Juan Cuadrado që realizoi gol në minutën e nëntë.

Cuadrado shënoi me goditje direkt nga këndi. Një gol të tillë e shënoi edhe Hakan Calhanoglu i Interit, të shtunën.