Paris Saint-Germaini dëshiron ta rikthejë në skuadër sulmuesin Christopher Nkunku.
Sulmuesi francez po shkëlqen këtë edicion te Leipzigu duke bërë që shumë skuadra evropiane të interesohen për të.
PSG-ja po synon ta kthej në skuadër 24-vjeçarin, që u largua në vitin 2019.
Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, PSG-ja do të dërgoj një ofertë prej rreth 50 milionë euro për francezin.
Nkunku këtë edicion në 21 ndeshje në të gjitha garat ka realizuar 14 gola dhe ka bërë nëntë asistime.
Nkunku ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2024.