Sport

Juventusi do të largojë katër futbollistë

Skuadra e Juventusi do të largoj katër futbollistë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Trajneri Massimilano Allegri thuhet se u ka bërë të ditur drejtuesve emrat e lojtarëve në të cilët nuk llogarit.

Sipas “Corriere della Sera”, Adrien Rabiot, Aaron Ramsey, Dejan Kulusevski dhe Arthur Melo përbëjnë listën e lojtarëve që sipas Massimiliano Allegrit mund të largohen.

Me shitjen e këtyre lojtarëve klubi nga Torino synon të përforcojë ekipin gjatë afatit kalimtar dimëror.