Sport

Ylli vazhdon me fitore në Ligën Unike

Golden Eagle Ylli ka vazhduar me fitore në Ligën Unike.

Skuadra nga Suhareka ka mposhtur Kamza Basket me rezultatin 89:75, në kuadër të xhiros së pestë në Ligën Unike.

Ylli nga fillimi e deri në fund e dominoi ndeshje duke krijuar madje epërsi deri në 23 pikë në dy periudhat e para 52:29.

Basketbollistët e Yllit arritën ta menaxhonin mirë epërsinë e krijuar në dy çerekët e fundit për rezultatin 89:75.

Lojtari më i dalluar te Ylli ishte Erjon Kastrati me 17 pikë gjashtë kërcime dhe gjashtë asistime i ndihmuar edhe nga Gëzim Morina, që shënoi 13 pikë dhe bëri nëntë asistime.

Te Kamza u dallua Gerad Davis me 17 pikë.

Pas pesë ndeshjeve Ylli ka katër fitore dhe një humbje, kurse Kamza Basket ka dy fitore dhe tri humbje.