Real Madridi është duke menduar për të bërë ofertë zyrtare për Jesse Lingardin, ka shkruar të shtunën mediumi “Daily Express”.
Lingard mund të nënshkruajë parakontratë në muajin janar, ndërsa në verë, Unitedi nuk do të përfitonte para nga ai, pasi do të largohej si lojtar i lirë.
Lingard është i huazuar aktualisht te West Ham Unitedi, ndërsa 28-vjeçari ka shënuar dy gola e një asistim në 11 paraqitje në të gjitha garat në këtë edicion.
“Nuk mund të flas për të sepse është lojtar i Manchester Unitedit dhe nuk më takon mua të flas. Por ai ka qenë shumë i dobishëm për ne. Jesse e di se çfarë mendojmë për të. Dëshpërimi im i vetëm do të ishte nëse ai nuk do të luante, pasi është lojtar shumë i talentuar”, ka thënë trajneri i West Hamit, David Moyes.