Sport

Gnabry refuzon kontratën e re

Serge Gnabry dëshiron të largohet nga Bayern Munichu. Sulmuesi gjerman raportohet se nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.

Gnabry ka hedhur poshtë ofertën e fundit të klubit gjerman pasi nuk është i kënaqur me kushtet e ofruara.

26-vjeçari ka kontratë me “bavarezët” deri në vitin 2023.

Interesim për anësorin gjerman ka shprehur Real Madridi. Këtë edicion, Gnabry ka shënuar tetë gola dhe ka bërë katër asistime në të gjitha garat.