Sport

Rashani mungon edhe ndaj Montpellierit

Descriptive Text

Skuadra e Clermontit do të jetë pa sulmuesin e krahut, kosovarin Elbasan Rashani për ndeshjen e radhës.

Mediumet franceze kanë raportuar të premten, se Rashani nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë Clermontin edhe në ndeshjen në udhëtim ndaj Montpellierit, që luhet të dielën dhe i takon xhiros së 17 në Ligue 1.

Rashani ende nuk është rikuperuar nga lëndimi dhe kjo do të jetë ndeshja e tretë rresht që nuk do të luajë për Clermontin.

28-vjeçari mungoi edhe me Reimsin e Lensin. Rashani para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Clermontit dhe deri më tani ka shënuar katër gola dhe bërë dy asistime në 14 ndeshje kampionale. Ai ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2023.