Sport

Besa nuk lejohet të futet në Rumani nga territori i Serbisë

Kampiones në fuqi të Kosovës në hendboll, Besa Famgasit, nuk i është lejuar kalimi i tranzitit nga Serbia në Rumani.

Skuadra kosovare nuk është lejuar ta kalojë kufirin mes Serbisë dhe Rumanisë, të premten. Besa të dielën do ta zhvillojë të dielën ndeshjen e kthimit ndaj ekipit nga Rumani, Potaissa Turda në kuadër të rrethit të tretë të Kupës EHF.

Skuadra pejane e ka fituar ndeshjen e parë vikendin e shkuar, me rezultatin 30:28.

Në Federatën e Hendbollit të Kosovës (FHK), kanë reaguar për moslejimin e Besës që të futet nga territori i Serbisë në Rumani.

Madje, FHK-ja ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Federatës Evropiane të Hendbollit duke kërkuar llogari për pengesat që i janë bërë Besës drejt udhëtimit në Rumani.